Lista Serbe: Ligji për Investime e konteston edhe pronësinë e Kishës Ortodokse

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 11:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lista Serbe ka dërguar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për Ligjin e Investimeve Strategjike.

Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, pas deponimit të kërkesën për rrëzimin e Ligjit për Investime Strategjike në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë se nuk do të hyjnë në dialog me institucionet e Kosovës për kthimin e tyre në institucione, siç ka thënë ai derisa ka ligje të tilla të cilat janë në dëm të komunitetit serb.

“Projektligji për investime është i dëmshëm dhe njëri nga faktet është se konteston edhe pronësinë e Kishës Ortodokse në Kosovë”, tha Simiq.

Ai nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se cilat janë kushtet për kthimin e tyre në institucione.

Ky ligj u miratua në seancën e javës së kaluar të Kuvendit të Kosovës dhe i cili pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e investimeve të huaja në vend.

Ankesa është dorëzuar nga Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq së bashku me deputetë të tjerë serbë.

Lista Serbe gjatë javës së shkuar ka paraqitur ankesë në Gjykatën Kushtetuese edhe për Ligjin e “Trepçës”.
lista

Të ngjashme