Lista Serbe e dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Trepçën

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 11:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësues të Listës Serbe kanë dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese lëndën përmes se cilës pretendojnë se është shkelur Kushtetuta e Kosovës me rastin e miratimit të Ligjit për Trepçën.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj liste, Slavko Simiq, pas dorëzimit të ankesës tha se me rastin e miratimit të Ligjit për Trepçën janë shkelur disa nene te Kushtetutës, përkatësisht neni 81 dhe neni 79, që kanë të bëjnë me komunitetin serb që jeton në Kosovë.

Simiq nuk ka deklaruar nëse Lista serbe do t’i kthehet punës në institucione. Sipas tij, aktualisht është e rëndësishme që Ligji për Trepçën nuk mund të nënshkruhet nga presidenti deri në verdiktin e Gjykatës Kushtetuese.

E këtë verdikt, Simiqi tha se nuk dëshiron ta paragjykojë.

Për më tepër, ai ka paralajmëruar edhe një ankesë tjetër kundër Ligjit për Investime Strategjike, i cili u miratua këtë javë në Kuvend.

 

Të ngjashme