Lista Serbe edhe në këto zgjedhje udhëheq në dhjetë komuna

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Partia e udhëhequr nga Goran Rakiq, Lista Serbe është subjekti që në zgjedhjet e 6 tetorit fitoj më së shumti komuna.

Nga numërimi i 98,47% të vendvotimeve, Lista Serbe ka fituar 10 komuna gjithsejtë. Ndërkaq rezultati i përgjithshëm i saj në këto zgjedhje deri tash është 52 mijë 530 vota apo 6,67%.

Komunat që ka fituar kjo parti janë si më poshtë.

Leposaviq 88,73%,

Novobërdë 62,03%,

Shtërpcë 70,05%,

Zubin Potok 89,85%,

Zveçan 92,49%,

Graçanicë 86,08%,

Ranilluk 92,25%,

Partesh 93,12%, 

Kllokot 63,18%,

Mitrovica e Veriut 81,21%. /Telegrafi


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme