Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, së bashku me përfaqësuesit e Listës Serbe ka marrë pjesë në liturgjinë e krishtlindjeve ortodokse në Manastirin e Graçanicës.
Sipas mediave serbe, liturgjinë e ka shërbyer peshkopi Teodosije.
Petkoviqit dje i është dhënë leja për të hyrë në Kosovë pas gjashtë refuzimeve radhazi nga ana e autoriteteve kosovare.
Ai do të qëndrojë edhe sot në Kosovë teksa vizitën do ta përmbyllë në fshatin Pasjan të Gjilanit.