Edhe Lista Serbe kërkon që të kursehet energjia elektrike

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Lista Serbe ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.

Ky subjekt politik nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar nga qytetarët solidaritet dhe përgjegjësi në uljen e konsumit të energjisë.

Në këtë postim Lista Serbe iu drejtohet sidomos atyre që konsumojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike në disproporcion me përdorimin normal.

“Lista Serbe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë solidaritet dhe përgjegjësi dhe të ulin konsumin e energjisë elektrike, sidomos ata që konsumojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike në disproporcion me përdorimin normal”, thuhet në njoftim.

Vlen të theksohet se ditëve të fundit në Kosovë janë rikthyer reduktimet e energjisë elektrike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme