“Lista serbe e shëtitke Hashimin nëpër Ujman”, “Kurrgjë s’ka dalë çka do të dalë” – Përplasen deputetet e VV-së dhe PDK-së

Prishtinë | 06 Qer 2024 | 15:00 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kanë pasur një përplasje mes vete në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të MPJD-së, raporton Ekonomia Online.

Shkak i kësaj, ka qenë bashkëpunimi me Listën Serbe, gjë që u mohua nga të dyja “taborret”.

Duke ia përmendur përgjimet telefonike ndërmjet shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin serb, Milan Radojiçiq, Musliu Shoshi tha se “Kurrgjë nuk iu ka dalë çka ka me iu dalë”.

Por reagim të menjëhershëm pati deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila akuzoi ish-presidentin Hashim Thaçi se është shëtitur me kryeterroristin, Milan Radojiçiq nëpër Ujman.

“Tash qohet një deputete e PDK-së që e kupton gjuhën e PDK-së, saqë nuk mund të shkëputën prej Listës serbe. Në çdo diskutim të vetën e përmendin Listën serbe, Listën serbe sepse me Listën serbe e keni bërë krejt qeverisjen në vazhdimësi”, tha Kryeziu-Hyseni.

Ndërsa deputetja e PDK-së ia kthehu se “edhe ju keni qeverisë me Listën serbe”.

“Lista serbe iu shëtitke Hashimin (Thaçi) nëpër Ujman”, tha deputetja e VV-së.

Të ngjashme