Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se deputetët e kësaj partie e kryejnë punën si një opozitë e vërtetë dhe nuk janë në pushtet.
“Lista Serbe janë përgjegjëse për punën e tyre të përditshme si opozitë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Simiq, transmeton lajmi.net.
Ai ka kritikuar mediat kosovare se po spekulojnë që Lista Serbe ende është pjesë e pozitës për shkak të vendit ku ata ulen.
Simiq ka theksuar se papërgjegjshmëria e mediave në Kosovë vazhdimisht po e minon Listën Serbe.
“Ata krijojnë një fushatë kundër udhëheqësve politikë serbë në Kosovë dhe po spekulojnë më tej nëse anëtarët e LS janë në pushtet apo opozitë”./