Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka aprovuar propozimet e Ministrisë së Administrimit së Pushtetit Lokal, për komunat me shumicë serbe të pjesës veriore, Ranillugut dhe Kllokotit për tërheqje nga procesi i privatizimit dhe kthim në pronësi të komunës i objekteve dhe pronave të paluajtshme.
Është subjekti politik, Lista Serbe, që po mburret me këtë vendim duke e quajtur si arritje e realizimit të synimit të tyre, përcjell Klan Kosova.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, ka qenë kërcënim politik dhe ekonomik për serbët te Kosovës ndër vite.
Me vendimin e qeverisë, Rakiq ka thënë se do të përmirësohet mjedisi ekonomik nëpër komuna, por edhe kushtet e jetesës së qytetarëve që jetojnë në to.
“Ky sukses yni tregon se Lista Serbe kujdeset për interesant e qytetarëve serbë dhe se tregon se pse kjo listë ka marrë mbi 90% të votave të serbëve në zgjedhje”, ka thënë Rakiq.