Slavko Simiq është shkarkuar nga posti i shefit të grupit parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Këtë vendim e morën gjashtë deputetë të kësaj liste duke thënë se ai nuk i përfaqëson më interesat e tyre.
Nga ana e tij Simiq për Klan Kosova ka thënë se nuk e pranon këtë vendim të cilin e ka quajtur mision të pamundur dhe se sipas tij nënshkrimet në këtë kërkesë janë edhe të Nenad Rashiqit dhe Adem Hoxhës që siç tha ai që nga dje nuk janë pjesë e Listës Serbe.