Lista Serbe: Sindromi paszgjedhor i Kurtit, i rrezikshëm

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Ështe shkatërruese që Prishtina me heshtjen e institucioneve evropiane në Bruksel, po shkel marrëveshje të garantuara nga Bashkimi Evropian, dhe se ajo vetëm po tregon hipokrizinë e të gjithë atyre që flisnin për sundimin e ligjit dhe respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara.

Kështu ka theksuar Lista Serbe në një njoftim për media.

“Sindromi paszgjedhor nga i cili po vuan Albin Kurti dhe përkrahësit e tij është mëse i rrezikshëm për të ardhmen e zhvillimeve politike në Kosovë, dhe heshtja e bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë indirekte dërgon një mesazh aprovimi për një veprim të tillë”, thuhet në një deklaratë të Listës së Serbe të Goran Rakiqit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme