Ekonomia Online
FUNDIT

Lista Serbe me spot kundër Ushtrisë së Kosovës dhe Haradinajt (Video)

Lista Serbe me spot kundër Ushtrisë së Kosovës dhe Haradinajt (Video)

Në zgjedhjet e 11 qershorit për Kuvendin e Kosovës, garon dhe Lista Serbe e cila së fundi ka realizuar dhe spotin zyrtar të saj. Në përshkrimin e spotit thuhet se kjo listë ka qëllim mbrojtjen e interesave vitale, ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, forcimin e kapacitetve institucionale dhe ekonomike të popullit serb […]

Në zgjedhjet e 11 qershorit për Kuvendin e Kosovës, garon dhe Lista Serbe e cila së fundi ka realizuar dhe spotin zyrtar të saj.

Në përshkrimin e spotit thuhet se kjo listë ka qëllim mbrojtjen e interesave vitale, ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, forcimin e kapacitetve institucionale dhe ekonomike të popullit serb në Kosovë.

Por, ajo çfarë shihet në këtë video-spot të publikuar në youtube, është se Lista Serbe për mandatin ardhshëm siguron serbët, se nuk do lejojë themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Në spot paraqitet edhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni më i madh, Ramush Haradinaj, i veshur në rroba ushtarake.

Të ngjashme