Përfaqësuesit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, mesditën e së martës janë takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Ekonomia Online.
Të dy emisarët kanë zhvilluar takim edhe me krerët e opozitës e presidenten e vendit Vjosa Osmanin.