Këshilli i Përgjithshëm të AKR-së, në mënyrë “zyrtare” u deklarua se autorizon kryetarin e këtij subjekti, Behgjet Pacolli, që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë të shoh mundësi e gjetjes së një zgjidhje për daljen nga kriza edhe jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën (koalicioni LAA).
Telegrafi mëson se koalicioni PDK-AAK-NISMA (PAN) pos që ka siguruar më parë votat e tre deputetëve të AKR-së (Behgjet Pacolli, Islam Pacolli dhe Labinot Tahiri, meqë Korab Sejdiu sipas të gjitha gjasave nuk do të votojë pro PAN-it), i ka edhe votat e nëntë deputetëve të Listës Serbe për ta votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit të Kosovës dhe Ramush Haradinajn për kryeministër.
Sipas burimeve, përderisa më herët serbët kishin kërkuar postin e zëvendëspresidentit – që momentalisht nuk ekziston, por që mendonin ta kenë me ndryshime kushtetuese – tash ata do të kenë tri ministri: të Pushtetit Lokal, të Kthimit dhe të Bujqësisë që ishte kërkuar nga deputetët e Nismës për Kosovën e ku janë afro 100 milionë euro subvencione.