Lituania druan se Lukashenko do të heqë dorë nga pavarësia e Bjellorusisë

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko mund të heqë dorë nga pavarësia e shtetit të tij, duke nënshkruar një marrëveshje për integrim më të thellë me Rusinë, ka deklaruar të hënën ministri i Jashtëm i Lituanisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tash e sa vjet është duke kërkuar lidhje më të ngushta me Bjellorusinë, nën ombrellën e një shteti të përbashkët, teksa këtë ide e ka paraqitur sërish gjatë muajit të kaluar, raporton Reuters, transmeton KOHA.

Lukashenko në të kaluarën ka hedhur poshtë veprimet e tilla, duke e akuzuar Rusinë se dëshiron ta gëlltisë shtetin e tij. Por tani, përballë protestave, një gjë mundësi e tillë është rritur.

“Rusia tani do ta finalizojë me shpejtësi atë që nuk ia doli ta bëjë për 20 vjet dhe një gjë e tillë është tejet shqetësuese”, ka thënë ministri i Jashtëm lituanez, Linas Linkevicius.

Të ngjashme