Liverpool nuk pritet se do ta rikthejë nga huazimi uellsianin, Harry Wilson, sipas The Telegraph.
Frank Lampard, trajner i Derby County, ku edhe i riu është i huazuar, kishte ngjallur spekulimet se ai mund të kthehej në “Anfield Road” kur kishte zbuluar që Të Kuqtë kanë një opsion që ta thërrasin atë muajin e ardhshëm.
Sidoqoftë, John Percy nga mediumi britanik, The Telegraph, ka thënë se ata nuk planifikojnë që ta thërrasin këto ditë, pasi që janë të lumtur me përparimin e tij në “Pride Park”.