Fitorja heroike e Leicesterit ndaj Liverpool-it jo vetëm që dëmtoi shpresat e skuadrës së Jurgen Klopp për titullin e Premierligës – por gjithashtu u mohoi atyre mundësinë për të arritur rekordin e madh të Arsenalit
‘Dhelprat’ ishin të hendikepuar me lëndime në mbrojtje, por zëvendësuesi Ademola Lookman i dha atyre një fitore të madhe, pasi Mohamed Salah humbi në mënyrë jo karakteristike nga pika e bardhë në pjesën e parë.
Brendan Rodgers ishte pa qendërmbrojtësit e parë, Wesley Fofana, Jonny Evans dhe Calgar Soyuncu, por arriti që përveç fitores të mbajë edhe portën e paprekur në një prapavijë të improvizuar.
Dështimi për të shënuar gol ndaj Leicesterit mbrëmë, do të thotë se skuadra e Arsenalit do të mbajë rekordin të vendosur në sezonin 2001/02 si e vetmja skuadër që shënon gol në çdo ndeshje të ligës përgjatë një sezoni.
‘Topçinjtë’ përfunduan shtatë pikë përpara Liverpoolit atë sezon pasi Arsene Wenger fitoi titullin e tij të dytë vendas në futbollin anglez.
‘Të Kuqtë’ në fakt ishin në një ecuri shënimi në 34 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet, ecuri që filloi nga prilli i këtij viti, por që përfundoi në natën e së martës ndaj Leicesterit.
Kujtojmë që “Gunners” kanë edhe rekordin e tjetër të jashtëzakonshëm si skuadra e vetme angleze që ka kompletuar një sezon të tërë të Premier Ligës pa humbje, duke e arritur në sezonin 2003-04.