Liverpooli kishte fituar me rezultat 5:0 në stadiumin e Portos sezonin e kaluar, mirëpo Jurgen Klopp e ka paralajmëruar skuadrën e tij se do të përballen me një sfidë më të vështirë këtë herë.
Porto do të duhet ta përsërisë formën mirë dhe qasjen e guximshme, që e kanë treguar në ndeshjen e zhvilluara në shtëpi këtë sezon, për ta përmbysur rezultatin në këtë përballje, transmeton Gazeta Express.
Nëse Moussa Marega do të ishte treguar më i saktë para portës, klubi portugez do të mundë ta kishte marrë një barazim nga ndeshja e javës së kaluar në “Anfield”. Kjo gjë ka shërbyer si paralajmërim për Liverpoolin.
Skuadra e Jurgen Kloppit do të tentojë ta mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë dhe pritet të luajë me kundërsulme, siç kishin luajtur në ndeshjen e kaluar në këtë stadium, kur i kishin turpëruar vendasit. Goli i parë në këtë ndeshje do të jetë shumë i rëndësishëm.
Formacioni i mundshëm: Casillas; Militão, Pepe, Felipe, Alex Telles; Danilo, Herrera, Otávio; Brahimi, Soares, Marega
Jashtë: Askush
Në dyshim: Corona
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Danilo, Felipe, Militão, Otávio
Ndeshja e fundit: Portimonense 0:3 Porto
Forma: FHFBFFFFHF
Formacioni i mundshëm: Alisson; Alexander-Arnold, Fabinho, Van Dijk, Robertson; Henderson, Keïta, Milner; Salah, Firmino, Mane
Jashtë: Brewster, Oxlade-Chamberlain, Lovren
Në dyshim: Gomez, Lallana
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Askush
Ndeshja e fundit: Liverpool 2:0 Chelsea
Forma: FFFFFFFBFB