Liverpooli planifikon ta siguroj Luis Suarezin nëse Mohamed Salah largohet nga klubi këtë verë, raportojnë mediumet në Spanjë.
Sipas raportimeve, Salah mund ta vazhdoj karrierën te skuadra e Real Madridit dhe se do ta linte një vend të lirë për fazën e sulmit.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mund ta rikthej Suarezin, që u bë i famshëm në Anfield gjatë viteve 2011-2014.
Ylli i Atletico Madridit po i afrohet fundit të karrierës, por ai ende ka energji për të dhënë kontribut në nivele të larta.
Uruguaiani 34-vjeçar me Atleicon ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm ndërsa ka shënuar 19 gola dhe ka asistuar dy herë në 32 paraqitje.