Liverpooli favorit për transferimin e Wernerit

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Klubi i madh anglez, Liverpooli thuhet se është favorit për të nënshkruar Timo Werner nga RB Leipzig.

Jurgen Klopp është i vendosur të shtojë një sulmues tjetër në radhët e tij këtë verë.

Emri më i përfolur ka qenë ai i sulmuesit gjerman, Werner, i cili pëlqehet shumë nga Klopp.

Sipas mediumit The Athletic, Liverpooli është favorit në garën për të nënshkruar me 23-vjeçarin gjerman nga RB Leipzig.

Werner, i cili gjithashtu është shënjestruar nga Bayern Munich dhe Chelsea , ka shënuar 20 gola në 20 ndeshjet e Bundesligës për Leipzig këtë sezon.

23-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer për Leipzig këtë sezon, duke shënuar 25 gola në 29 ndeshje në të gjitha garat dhe ka kontratë deri në vitin 2023. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme