Liverpooli do të fillojë punën javën e ardhshme në një projekt për të rritur kapacitetin e stadiumit “Anfield “ në më shumë se 61 mijë ulëse.
Zgjerimi, i cili do të shtojë 7 mijë vende, pritet të jetë gati për sezonin 2023-24.
Klubi tha se puna do të fillojë seriozisht me një ceremoni zyrtare të planifikuar për javën e ardhshme.
Liverpool do të vazhdojë të luajë në stadium derisa të kryhet puna e ndërtimit, shkruan Guardian, transmeton Klankosova.tv.
“Ne kemi qenë të qartë që në fillim se në mënyrë që ky zgjerim të shkonte përpara ne kishim nevojë për bashkëpunimin e banorëve vendas dhe komunitetit, për të punuar me sukses në peizazhin kompleks të planifikimit dhe për të siguruar që projekti është financiarisht i qëndrueshëm”, tha drejtori menaxhues i klubit, Andy Hughes.
Dizajni i stendës së Anfield Road do të rinovojë tribunën e poshtme dhe do të përfshijë një tribunë të sipërme të re.