Skuadra angleze Liverpool dëshiron të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp ka në mendje sulmuesin e Athletic Bilbaos, Inaki Williams.
22-vjeçari ka treguar një formë shumë të mirë edicionin e kaluar dhe në këtë edicion gjë që ka bërë për të të interesohen shumë skuadra.
Sipas asaj që ka raportuar ‘Sky Sports’, Liverpool do të tentoi transferimin e tij në janar.
Reprezentuesi spanjoll mund t’i bashkohet skuadrës angleze për një shumë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/