Liverpooli kërkon me çdo kusht shitjen e Shaqirit, e zbret edhe më shumë çmimin për anësorin

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi shqiptar nuk ka kaluar vitin e tij më të mirë tek kampioni anglez, pasi është përballur me shumë lëndime.

Shaqiri ka luajtur në vetëm 11 takime në të gjitha garat, ku ka shënuar një gol këtë edicion.

Liverpool është gati për ta shitur yllin shqiptar dhe tanimë e ka zbritur edhe çmimin e kërkuar për të.

The Reds për ta lënë të lirë kosovarin tani janë duke kërkuar vetëm 12 milionë euro.

Skuadra më e interesuar për shërbimet e gjilanasit mbetet Lazio, që kërkon ta përforcojë repartin ofensivë.

Gjithsesi në garë për Shaqirin janë edhe skuadrat tjera si Sevilla, Galatasaray dhe Fenerbahce.

I sigurt është vetëm largimi i kosovarit nga Anfield, por jo edhe skuadra e tij e ardhshme.

Për gjilanasin mund të ketë edhe një rikthim në Bundesliga, pasi disa skuadra kanë shprehur interesim për të, por problemi qëndron tek paga e lartë e tij.

Të ngjashme