Trajneri i Liveproolit, Jurgen Klopp, ka këmbëngulur se nuk do të ketë shpenzime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës.
Transferimi i Van Dijk, Alissonit, Keitat e Fabinhos, arriti shifrën në 242 milionë funte, në vitin 2018, transmeton KTV.
“Nuk mendoj se me këtë ekip që kam, kam nevojë të shpenzoj gjatë verës shifra të çmendura. E rëndësishme për ne është ta mbajmë këtë grup të bashkuar”, deklaroi Klopp.
Nën udhëheqjen e trajnerit gjerman, Liverpool është duke luftuar në dy fronte për trofe në Premierligë dhe është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.