Liverpooli me kontratë për Salahun

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e skuadrës së Liverpoolit, janë të sigurt se Mohamed Salah do të qëndrojë në Anfield.

Kampioni në fuqi është gati të nis bisedimet me sulmuesin egjiptian për t’ia vazhduar kontratën.

Liverpooli do t’i ofrojë kontratë të re atij me rritje të dukshme të pagës. Aktualisht, Salahu ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023 dhe fiton rreth 200 mijë funte në javë.

Së fundmi, vet futbollisti nuk e ka përjashtuar mundësinë që të vazhdojë karrierën në një kampionat tjetër.

Salahu këtë sezon me Liverpoolin në të gjitha garat ka shënuar 16 gola dhe ka bërë katër asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme