Klubi i famshëm anglez, Liverpool është vënë në shitje nga pronarët aktual amerikan, Fenway Sports Group.
Mirror raporton se FSG kërkon mbi 1.1 miliard euro, transmeton Koha.net.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se investitorja Amanda Staveley, e cila ka lidhje të forta me miliarderët në Lindjen e Mesme, ka pyetur të dielën për mundësinë e blerjes së klubit.
Staveley, që drejton PCP Capital Partners, një fond me pasuri globale prej më shumë se 28 miliardë funtash.
FSG-ja kishte blerë Liverpoolin shtatë vjet më parë për 300 milionë funta.