Liverpooli ka njoftuar se mbrojtësit, Joe Gomez dhe Virgil van Dijk janë duke u rikuperuar.
Në bazë të disa fotografive të publikuara, dyshja shihet duke u stërvitur bashkë me Fabinhon dhe sipas “The Reds” rikuperimi po shkon sipas planit, transmeton lajmi.net.
Dyshja po vazhdonin programet e tyre përkatëse të rehabilitimit me anëtarët e ekipit mjekësor të Liverpool në kompleksin Kirkby, ku Fabinho po bënte gjithashtu hapa në shërimin e tij nga dëmtimi.
Nuk është dhënë një datë ende për rikthimin e futbollistëve por sipas Liverpool rikuperimi i tyre po shkon sipas agjendës.
Van Dijk ishte lënduar në muajin tetor pas një ndërhyrje të ashpër nga Jordan Pickford në ndeshjen ndaj Everton, pas tij edhe Joe Gomez pas disa ndeshjeve pësoi lëndim