Liverpooli është i interesuar që të nënshkruajë me sulmuesin e PSV Eindhovenit, Donyell Malen, gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.
22-vjeçari, i cili i ka shënuar 17 gola në 29 paraqitje në Eredivisie këtë sezon, ka qenë pjesë e Akademisë së Arsenalit para se të kalonte te ekipi holandez.
Sipas një njoftimi nga Voetbal International, Liverpooli është duke e udhëhequr garën për transferimin e tij gjatë verës.
Barcelona është një tjetër klub i interesuar për shërbimet e sulmuesit, mirëpo Redsat thuhet se kanë avancuar në garën për nënshkrimin e tij.
Divock Origi pritet të largohet nga Anfield në fund të sezonit, ashtu që Jurgen Klopp e konsideron Malenin si zëvendësim ideal.
Si pasojë e krizës financiare të PSV-së nga pandemia e coronavirusit, shumë lojtarë pritet të largohen, ndërsa holandezi mund të shitet për 25 milionë funte (29 milionë euro).