Xherdan Shaqiri është objektiv i shumë skuadrave të mëdha Evropiane, pasi nuk ka edhe shumë hapësirë në skuadrën e Jurgen Klopp.
Së fundmi Sevilla ka shprehur interesim të madh për të, duke drejtuar dy oferta në drejtim të Liverpoolit, shkruan Indeksonline.
Por sipas BBC, skuadra që po udhëheq në Premierligë e ka refuzuar menjëherë ofertën e skuadrës nga La Liga.
Klopp dëshiron që triumfit të ligës t’i gëzohet të gjithë grupi dhe asnjë lojtar nuk do të shitet në janar.
Megjithatë e ardhmja e Shaqirit duket larg Liverpoolit pas përfundimit të sezonit.