Philippe Coutinho ka pranuar të transferohet te skuadra spanjolle e Barcelonës.
Kjo e fundit do të duhet të derdh fillimisht në xhirollogarinë e klubit anglez 120 milionë euro dhe varësisht performancës së brazilianit, The Reds mund të fitojnë edhe 40 të tjera.
Por, largimi i reprezentuesit të Brazilit ka sjell edhe pasoja për klubin e ligës elitare angleze.
Në fakt, skuadra përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se fansa që kanë blerë këtë vit fanellën me emrin e Coutinhos, do të mund ta kthejnë fanellën dhe t’i marrin e paratë e shpenzuara.
Mediat britanike raportojnë se prej fillimit të këtij sezoni deri më tani janë shitur mbi dhjetë mijë fanellë të Coutinhos që kapin vlerën 63 euro, përkatësisht në total Liverpooli do të ketë humbje prej 630 mijë eurove.
Mesfushori me tipare sulmuese pritet të prezantohet gjatë ditës së sotme para mijëra fansave në Barcelonë.
Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani për ekipin e Anfield Road ishte paraqitur 153 herë dhe kishte shënuar 41 gola.