Lladrovci: Arsimi do të jetë prioritet imi

Drenas | 10 Dhj 2016 | 16:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka shpalosur Programin e tij për Arsim në shkollën “Abedin Bujupi” në fshatin Arllat.

Lladrovci ka theksuar se sektori i arsimit do të jetë prioritet i tij. Ai ka thënë se ndjehet i nderuar se do të përcjell mesazhin për qytetarët e Drenasit lidhur me programin e tij për Arsim.

“Arsimi ishte dhe është shtylla e shtetit tonë dhe shpreh zotimin për Arsimin si prioritet pa të cilin vendi nuk do të çlirohej dhe nuk do të ndërtohej”, ka thënë Lladrovci.

“Arsimi në komunën tonë zhvillohet në tri nivele: Edukimi Parashkollor – kopshte dhe çerdhe,  Arsimi Fillor, Arsimi i Mesëm i Ulët dhe Arsimi i Mesëm i Lartë. Kemi 32 objekte shkollore si dhe 5 paralele të ndara fizike, dhe 980 punëtorë të arsimit dhe 13 450 nxënës”.

“Bashkëpunimi prind-shkollë në Departament të Arsimit do të jetë i përhershëm me synimin për ngritjen e cilësisë në Arsim. Drejtoria e Arsimit të Drenasit në bashkëpunim me MAShT ka realizuar investime kapitale duke ndërtuar dhe rinovuar shkolla në tri vitet e fundit me rreth 3 milionë euro”, ka thënë Lladrovci.

Në vitin 2017 investimet kapitale në Arsim arrijnë vlerën 429 791 euro të dedikuara për infrastrukturë, inventarë, pajisje të kabinetesh e rregullimin e ambientit të jashtëm të shkollave.

“Prioritet e mia janë që do të finalizohen të gjitha projektet sipas planit ekzekutiv të miratuar nga Kuvendi Komunal”, ka thënë Lladrovci.

ramiz-lladrovci

Të ngjashme