Lladrovci dhe Hasani bisedojnë për krijimin e zonës ekonomike përballë Parkut të Biznesit

Drenas | 10 Kor 2018 | 15:03 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Tregtisë e Industrisë, Bajram Hasani, me të cilin ka biseduar për zhvillimin ekonomik në vend, me theks të veçantë për krijimin e zonës ekonomike përballë Parkut, për Parkun e Biznesit në Drenas si dhe për Bordin Mbikëqyrës për PBD, transmeton Ekonomia Online.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci, sipas një komunikate për medie nga komuna e Drenasit, ka njoftuar ministrin Hasani për mundësitë që ofron zona kadastrale në Korroticë të Lartë për krijimin e zonës ekonomike ne atë pjesë, për bizneset në Parkun e Biznesit dhe bashkëpunimin që kanë për zhvillimin ekonomik në vend si dhe për krjimin e vendeve të reja të punës dhe ka treguar gatishmërinë e bashkëpunimit për interesin e përgjithshëm në sferën e zhvillimit ekonomik.

Ministri, Bajram Hasani ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takim dhe ka thënë se Ministria që ai drejton, është e gatshme të bashkëpunoj me Komunën e Drenasit për krijimin e zonës ekonomike, Drenasi 2, për Parkun e Biznesit dhe për secilën fushë tjetër që është ne interesin e bizneseve dhe zhvillimit ekonomik ne përgjithësi.

Kryetari Lladrovci dhe Ministri Hasani, kanë vizituar edhe sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas dhe bizneset përreth sheshit.

Të ngjashme