Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari, kanë nderuar me një minutë heshtje të gjithë të rënët për liri në fshatin Marinë të Skenderajt, raporton Ekonomia Online.
Pas homazheve në Marinë, dy kryetarët Lladrovci dhe Jashari kanë bërë homazhe në fshatin Gllanasellë të Komunës se Drenasit, me rastin e shënimit të 28 Nëntorit.
Me një minutë heshtje kanë nderuar të gjithë të rënit për liri.
Në këto varreza gjenden edhe luftëtarët Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.