Komuna e Drenasit përmes një komunikate të lëshuar për medie, në lidhje rastin e nëpunëses e shërbimit civil, Zahrije Pordimqaku-Subashi kanë thënë se Lladrovci është shembull i zbatimit të barazisë gjinore.
Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë të lëshuar nga Zyra e Komunikimit e komunës së Drenasit
Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të sqaroj qytetarët dhe opinionin lidhur me “rastin” e nëpunëses e shërbimit civil, Zahrije Pordimqaku-Subashi.
Komuna e Drenasit, në kuadër të organizmit dhe sistematizimit të brendshëm të vendeve të punës, është zotuar se nuk do të ketë shefa sektorësh ose udhëheqës njësish të cilët nuk kanë në menaxhimin e tyre asnjë punëtor. Ne rastin konkret, zonja Podrimqaku nuk ka pasur në menaxhimin e saj – asnjë punëtor të vetëm.
Duke pas parasysh Ligjin 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, respektivisht nenin 28 të këtij Ligji si dhe në përputhje të plotë me rregulloren nr. 06/2010 për transferimin e nëpunësve civilë, zonja Podrimqaku është transferuar në vijë horizontale në pozitën “Shef i Shërbimeve të Kuvendit”, në të njëjtën kategori funksionale.
Znj. Podrimqaku, me datën 23.1.2019, ka bërë kërkesë me numër 02-120/04-4116, me anë të se cilës kërkon të ulët koeficienti i saj nga 8.5 në 7.5 dhe të jetë në zyrën e Kryetarit.
Duke pas parasysh legjislacionin në fuqi dhe zotimin e Kryetarit Lladrovci se asnjë zyrtarë në Komunën e Drenasit me rastin e sistematizimit dhe organizmit të brendshëm nuk do të dëmtohet as në aspektin material e as në aspektin e karrierës, kërkesa e saj është refuzuar.
Znj. Podrimqaku nuk i është aprovuar kërkesa për ulje të koeficientit nga kryetari Lladrovci.
Supozimi i znj. Podrimqaku se Z. Lladrovci po e diskriminon atë, nuk qëndron, madje është supozim absurd, sepse, po të diskriminohej, përse ajo ka kërkuar të emërohet në zyrën e Kryetarit.
Akuza e tillë, është plotësisht e paqëndrueshme dhe paradoksale, sepse, po të diskriminohej, përse do të kërkonte emërim në zyrën e Kryetarit.
Me rastin e sistematizimit dhe organizimit të brendshëm të vendeve të punës, të gjitha transferimet janë bërë duke pas parasysh edhe kualifikimet e nëpunësve të transferuar.
Supozimet për presion dhe largim nga puna, kjo nuk qëndron në asnjë rast, kjo mund të dëshmohet përmes komunikimeve zyrtare.
Kryetari Lladrovci është shembull në përkrahjen dhe avancimet e grave në vendimmarrje në Komunën e Drenasit, dhe për këtë çështje është model për pushtetin lokal në Kosovë dhe më gjerë. Çdo supozim jashtë kësaj, ka motiv qëllimkeq.