Ramiz Lladrovci, kandidat për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK’së, njëherësh edhe kryetar aktual i kësaj komune, ka folur lidhur me raportet e kryetarit të degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtakun.
Lladrovci, në emisionin ‘Pressing’, ka deklaruar se Lushtakun e ka mik të vjetër, ndonëse nuk ka sqaruar në përpikmëri raportin e tij me të, shkruan Gazeta Express.
” Unë e kam thënë shumë herë, Sami Lushtakun e kam shok të vjetër. Sigurisht që i kemi nda rrugët bukur shumë, për një minutë mund të rregullohemi dhe për një minutë mund të prishemi krejtë, sepse unë s’kam problem. Ta zgjedhë ai, a don me u rregullu a don me u prishë”, ka deklaruar ai.
Tutje, ai ka treguar se kush po qëndron pro e kush kundër tij.
“Ferat Shala është në mbështetje të tij [Sami Lushtakut]. Në demokraci njerëzit vendosin vetë. Azem Syla është në mbështetje time. Të paktën në të gjitha takimet, që i kam pasë me Azemin më ka dhënë mbështetje”, ka shtuar tutje ai.