Lladrovci pezullon 4 zyrtarët e akuzuar

Drenas | 10 Jan 2017 | 16:38 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pezulluar katër zyrtarë komunalë/shërbyes civilë, kundër të cilëve është ngritur aktakuzë.

Vendimi është marrë duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nenit 69, pika I.1, I.2 I.3 dhe pika II, me 50 për qind të pagës dhe rekomandimeve të Agjencisë Kundër Korrupsionit, deri sa të përfundojë aktakuza ndaj zyrtarëve, thueht në një njoftim të Komunës së Drenasit.

“Po ashtu, këto veprime kërkohen sipas Ligjit edhe për të qenë pjesëmarrës në garën për mjedis të pastër dhe projekte të tjera që janë në interes të përgjithshëm për Komunën e Drenasit”, theksohet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme