Lladrovci jep betimin si kryetar i Drenasit

Drenas | 29 Dhj 2016 | 13:37 | Nga

Ramiz Lladrovci ka dhënë betimin si kryetar i Komunës së Drenasit.

“Unë Ramiz Lladrovci betohem se do të marr detyrën me nder, do të kryej obligimet e mia me nder dhe sipas ligjit. Sot unë edhe para jush zotohem se do të realizoj premtimet e dhëna gjatë fushatës. Premtimet e mija kanë qenë dhe kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe për këtë më keni dhënë besimin dhe zotohem se do të punoj 24 orë për të realizuar ato. Transparenca dhe llogaridhënia do të jenë parim i punës sonë. Ndërsa zbatimi i ligjit do të jete detyrim i yni i përbashkët” ka deklaruar Lladrovci.

Ai ka falënderuar qytetarët për daljen në zgjedhje dhe besimin që ia kanë dhënë si dhe ka thënë që do të filloj me realizimin e projekteve për Drenasin që nga dita e parë e punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme