Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e ditëlindjes së heroinës Xhevë Krasniqi Lladrovci, që korrespondon edhe me Ditën e fëmijëve, ka shkruar se kjo ditë është “simbolikë e dhimbshme”.
Postimi i plotë Lladrovcit:
“Në Ditën ndërkombëtare të Fëmijëve, është ditëlindja e Heroinës së kombit, Xhevë Krasniqi Lladrovci! Simbolikë e dhimbshme për të gjithë neve.
Në shtator bëhen 20 vjet pa praninë fizike të Heroinës Xhevë.
Në shtator do të përjetësohet në bronz shtatorja e Heroinës, në Sheshin e Drenasit që aq shumë e ka dashur!”.