Lladrovci: Në Drenas së shpejti do të vendoset shtatorja e heroit Asllan Fazliu

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar në rrjetin social se së shpejti Drenasi do të bëhet edhe me shtatoren e heroit Asllan Fazliu, njëherësh ka përgëzuar për punën që shtatorja të realizohet.

Lladrovci ka thënë se shtatorja e heroit Asllan Fazliu do të vendoset në një vend meritor, në bashkëpunim me familjen dhe Kuvendin komunal.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Në Drenas së shpejti do të vendoset shtatorja e heroit Asllan Fazliu

Shtatorja e heroit Asllan Fazliu, është duke u finalizuar. I përgëzoj të gjithë për punën dhe angazhimin që kjo shtatore të realizohet dhe të jetë sa më madhështore, ashtu siç i takon heroit. Në bashkëpunim me familjen dhe Kuvendin komunal, do të vendosim së shpejti për vendin meritor të saj.

Lavdi jetës dhe veprës së heroit Asllan Fazliu! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Të ngjashme