Kampi ndërkombëtar veror “Edu Camp Summer 2021”, po zhvillohet nga Drenas. Kryetari I Komunës, Ramiz Lladrovci thotë se ndihet jashtëzakonisht mirë që kampi ndërkombëtar veror “Edu Camp Summer 2021”, po zhvillohet nga Drenasi me pjesëmarrjen kryeministrit Albin Kurti, zonjës Kerstin, nxënës, mësimdhënës, drejtor shkollash nga Gjermania, Austria dhe shtetet e rajonit.
“Si nikoqir i kësaj konference tashmë virtuale të kampit veror, do të doja që sot, ashtu siç e kemi planifikuar qe dy vite, secilit nga ju t’ju shtrëngoja dorën dhe t’u uroj mirëseardhje në Kosovë dhe në qytetin tonë, Drenas. Pandemia na pamundësoi pritjen Tuaj. Por, ne nuk ndalemi, kemi gjetur këtë mënyrë për t’u takuar dhe kjo falë angazhimit të përbashkët. Kjo tregon se arsimi është prioriteti ynë i përbashkët, nxënësit e Drenasit të jenë në hap me nxënësit dhe arsimin e vendeve të BE-së, duke përfaqësuar edhe praninë e shtetit tone”, ka thënë Lladrovci.
Prania e nxënësve dhe mësimdhënësve të Drenasit, si pjesëmarrësit e vetëm nga shteti jashtë BE-së në konferencën e organizuar nga Euroscola, sipas Lladrovcit, është po ashtu sukses i arsimit dhe qeverisjes tonë.
“Nxënës, prindër, mësimdhënës, ju siguroj se mbështetja ime nuk do të ju mungojë asnjëherë. Arsimi është prioritet i përhershëm imi”, ka thënë ai.