Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se Beteja e Grykës së Llapushnikut hyri në agjendën çlirimtare si vendbetejë e qëndresës së lavdishme dhe heroizmit të rrallë.
Kryetari Lladrovci në një shkrim në ‘Facebook’ ka theksuar se UÇK në ditën e Evropës, në Llapushnik ia konfirmoi se djemtë e vajzat e kombit e duan lirinë e Kosovës më shumë se jetën e vet.
Shkrimi i plotë i tij:
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në Ditën e Evropës, ia konfirmonte asaj në Llapushnik se djemt e vajzat më të mira të kombit e duan lirinë e Kosovës më shumë se jetën e vet. Beteja e Grykës së Llapushnikut nga UÇK, hyri në agjendën çlirimtare si vendbetejë e qëndresës së lavdishme dhe heroizmit të rrallë, andaj mbetet përgjithmonë e paharrueshme. Lavdi, heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!