Lladrovci për drekën me Albulena Haxhiun: Nuk ishte drekë tradhtie e as e sajuar në Blinajë

Prishtinë | 07 Nën 2025 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci pas shumë reagimeve dhe kritikave, ka dalur edhe me një arsyetim rreth drekës së tij me Albulena Haxhiun, duke thënë se kjo “nuk ishte drekë tradhtie”.

“Ndjej keqardhje për nivelin e pikëvështrimeve dhe konspiracionet e paqena të lidhura me të.

Të kotë e shoh debatin me patriotët e vonuar, belaxhitë, mercenarët e puthadorët. Bedelët dhe keqbërësit me kurriz pres të thehen, jo PDK”, shkroi mes tjerash.

Postimi i plotë:

Miq e dashamirë, nuk ishte drekë tradhtie e as e sajuar në Blinajë sipas menysë së qindra komentuesve apo ndonjë gazetari.

Ndjej keqardhje për nivelin e pikëvështrimeve dhe konspiracionet e paqena të lidhura me të.

Të kotë e shoh debatin me patriotët e vonuar, belaxhitë, mercenarët e puthadorët. Bedelët dhe keqbërësit me kurriz pres të thehen, jo PDK.

Komentues laramanë, pema njihet nga frutat, pini ujë dhe mos u bëj keqdashës!

Të ngjashme