Ramiz Lladrovci ka përgëzuar Agim Ademin për mandatin e ri në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke uruar për suksese edhe më të mëdha në mandatin e ardhshëm.
“Agim, miku im, përgëzime dhe suksese në mandatin e ardhshëm. Ngritja e futbollit tonë, në nivel tjetër, është arritje që duhet përshëndetur, uroj që gjatë mandatit të ardhshëm, të kemi ngritje edhe më të madhe. Futbolli është storje suksesi e shtetit tonë dhe dua të besoj se në udhëheqjen tuaj, do të kemi arritje edhe më të mëdha, stadiume, shkolla futbolli dhe shkëlqim të trajnerëve e futbollistëve tanë. Suksese të mëtejme miku im!”, ka shkruar ai.