Lladrovci përuron asfaltimin e rrugës në Fushticë të Poshtme

Drenas | 16 Gus 2017 | 17:11 | Nga

Komuna e Drenasit ka përfunduar projektin e asfaltimit të rrugës në fshatin Fushticë e Poshtme.

Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka vizituar fshatin dhe është pritur nga banorët.

“Projekti është shtrirë në dy segmente të fshatit, i pari është ne gjatësi prej 1470 metra dhe segmenti i dytë në gjatësi prej 565 metra”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Komuna e Drenasit. Asfaltimi i kësaj rruge është realizuar në bashkëfinancim me Komunën e Drenasit dhe Ministrinë e Infrastrukturës.

Me rastin e asfaltimit të saj, kryetari Lladrovci u tha banorëve se ky është një projekt ne të mirën dhe shërbim të gjithë fshatit. Po ashtu në fshatin Fushticë e Lartë, janë duke u realizuar punimet për ndërtimin e rrugëve të fshatit, ku me përfundimin e asfaltimit të këtyre rrugëve në këtë fshat përfundohen të gjitha segmentet që lidhin lagjet me rrugët kryesore të fshatit.

Kryetari Lladrovci, ditë me parë ka marrë pjesë edhe në asfaltimin e rrugës në fshatin Godanc që po ashtu ishte bashkëfinancim me Komunën e Drenasit dhe Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme