Lladrovci pret në takim asamblistin nga Komuna Jokkmokk të Suedisë, Lirigzon Karaqica

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim asambleistin nga Komuna Jokkmokk të Suedisë, bashkëvendësin Lirigzon Karaqika i cili është nga Komuna e Drenasit, përkatësisht nga fshati Gllanasellë, por që jeton dhe vepron në shtetin e Suedisë.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar asmbeistin Karaqica për vizitën dhe përfaqësimin e tij në Kuvendin Komunal të Komunës së Jokkmokk të Suedisë dhe ka përgëzuar për rezultatet e arritura në studime.

Asmbleisti Lirigzon Karaqica student i Shkencave Politike, është studenti i parë shqiptar qe në moshën 20 vjeçare ka arritur të behët asambleist në Kuvendin Komunal të Jokkmokk të Suedisë.

Karaqica ka qenë i shoqëruar nga asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Endri Gllareva.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme