Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu pritën në takim kryetarin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi, Sekretarin e Federatës, Valon Nikqi dhe përfaqësuesit e klubeve të volejbollit në Drenas.
Në takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit për themelimin e Shkollës së Volejbollit ndërmjet Federatës së Volejbollit dhe Komunës së Drenasit si dhe mundësisë për ndërtimin e tereneve sportive për zhvillimin e lojës së Beach Volley.
Kryetari Lladrovci i falënderoi përfaqësuesit e Federatës dhe përfaqësuesit e klubeve sportive në Drenas duke u ofruar mbështetje për realizimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Komunës së Drenasit, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të përshtatshme për zhvillimin e këtij sporti në komunën tonë.