Lladrovci: Pronat që ndihmojnë zhvillimin e komunës, të përjashtohen nga procesi i shitjes

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 16:12 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesit e Agjencionit Kosovar të Privatizimit me të cilët ka biseduar për rreth identifikimit të aseteve të rëndësishme të Komunës së Drenasit, të cilat menaxhohen nga AKP-ja. Ne këtë takim pjesëmarrës ishin, kryesuesi i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi, zëvendëskryesuesi, Bajaram Zejnullahu, zv, drejtoresha menaxhuese Valbona Dibra dhe drejtori i koordinimit rajonal Petrit Ibraj.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e AKP-së për vizitën, dhe ka kërkuar nga AKP-ja që konform mandatit që kanë, pronat të cilat janë në interes të zhvillimit të Komunës, të përjashtohen nga procesi i shitjes në mënyrë që t’u epet mundësia për kthimin e tyre në pronë komunale.

Kryesuesi i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi, ka falënderuar kryetarin për takim dhe ka informuar se pronat e identifikuara të cilat janë me interes publik për Komunën e Drenasit do të trajtohen me interes të veçantë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme