Është kandidati i vetëm i Partisë Demokratike të Kosovës që fitoi pa balotazh një komunë në zgjedhjet e 2017-së.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci po e kërkon edhe një mandat në krye të komunës.
Kandidimin e bëri publik përmes një shkrimi në Facebook, porse pa aprovimin e degës së partisë.
Premtimin se do të jetë kandidat përsëri, thotë se e kishte marr në shtator të 2020 nga Kadri Veseli.
Por, pas arrestimit të Kryetarit të PDK nga Gjykata Speciale, sipas Lladrovcit nisen tentimet nga dashakqinjët brenda Kryesisë së Drenasit ta leqitin.
Ky thotë që edhe Enver Hoxhaj do duhej të reflektonte rreth kandidaturës së tij.
E njeriu që aktualisht udhëheq me Partinë Demokratike e mbështeti Lladrovcin, por edhe kolegët e tij partiak që janë kryetar të komunave, duke u premtuar rikandidim.
Por, dega e PDK-së ne Drenas heshtën të gjithë gjatë ditës.