Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka degraduar në fjalor, teksa në një emision televiziv i ka thënë moderatorit: “Mos luj q***”.
Derisa po diskutonin për lulet dhe dhuratat, kryetari i Drenasit thoshte se nuk i pëlqejnë lulet e plastikës. Thoshte se i përdor vetëm lulet e gjalla.“Unë i kam mërzi lulet e plastikës. Unë i du lulet e gjalla”, tha Lladrovci.
E kjo përgjigje e Lladrovcit ngjalli reagimin e moderatorit të RTV 21, që e pyeti Lladrovcin për lulet e gjalla.
“Qysh kryetar lule me dhe me t’i pru a?”, i tha ai, Lladrovcit.Pas kësaj pyetje, Lladrovci reagoi dhe degradoi në fjalor banal, duke i thënë moderatorit se “po lun q***”.
“Jo me dhe s’ka nevojë. Lule të gjalla po them. Je ka lun q*** po më duket”, i tha Lladrovci, moderatorit.