Lladrovci uron Konjufcën, pyet nëse Kushtetuesja do t’ia lejoj Kurtit të udhëheq me Qeverinë

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Ramiz Lladrovci i PDK-së e ka uruar Glauk Konjufcën pasi i njëjti u emërua kryeparlamentar.

Ai i ka uruar Konjufcës sukses në detyrat dhe përgjegjësitë e vet.

“Zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit të Republikës, plotëson obligimet kushtetuese dhe uroj të ketë sukses në detyrat dhe përgjegjësitë e tij. Ai, po ashtu, ka mundësi të mira të vazhdoj misionin atdhetar të familjes, përtej politikës ditore. Uroj ta mbajë fjalën se të gjithë deputetët për të do të jenë të barabartë”, ka thënë ai.

Lladrovci thotë se meqë Kurti nuk u lejua që të kandidojë për deputet, atëherë shtrohet pyetja se si mund ta udhëheq Qeverinë.

“Mendoj se Qeveria e re e ka dhe duhet ta ketë kapacitetin e plotë ligjor, moral e politik për punë. Por, nëse Kushtetuesja nuk ia lejoi Kurti kandidimin për deputet, shtrohet pyetja se si mund të udhëheq ai me qeverinë. Tetori vjen shpejtë dhe nuk ka nevojë qeveria të ketë vërejtje apo dobësi në këtë drejtim. Z. Kurti i ka numrat në çdo kohë për çdo emër për të drejtuar Qeverinë e re me dikasteret e saj. Është koha për punë”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme