Kryetari komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës urojnë të gjithë qytetarët e komunës për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve parlamentare. Me këtë rast, qytetarët e komunës tonë, si dhe të mbarë Kosovës, dëshmuan kulturën dhe maturinë e tyre qytetare e politike.
Këto zgjedhje edhe një herë dëshmuan se qytetarët e Drenasit vlerësojnë punën e mirë që po bëhet nga komuna.
Komuna e Drenasit, uron fituesit e zgjedhjeve parlamentare dhe i fton që të marrin shembull komunën e Drenasit për qeverisje të mirë e transparencë dhe njëkohësisht i fton për bashkëpunim në të mirë të interesit të përgjithshëm.